Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang takoi ministrin e Financave Avdullah Hoti, të cilit i ofroi mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë gjatë periudhës së ardhshme. Ambasadorja helvetike u interesua për zhvillimet financiare dhe strategjinë e qeverisë për zhvillim.
Ajo uroi ministrin Hoti për pozitën e re dhe njëherit shprehi gatishmërinë e shtetit të saj për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik dhe financiar.
Ministri Hoti, ndërkaq falënderoi ambasadoren Marty Lang për punën, kontributin si dhe për bashkëpunimin e saj të ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti me Ministrinë e Financave dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Hoti po ashtu e njoftoi ambasadoren zvicerane për gjendjen financiare të vendit, përkushtimin e Qeverisë për krijimin e kushteve më të mira për thithjen e investimeve të huaja në Kosovë si dhe për përkushtimin e Ministrisë së Financave në luftimin e ekonomisë joformale.