Në takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati me krerët e partive shqiptare opozitare të Maqedonisë së Veriut, mes tjerash u fol për domosdoshmërinë e unifikimit të politikës shqiptare.
Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dhe i Komunës së Gostivarit, si dhe udhëheqësit e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA e i Komunës së Tetovës, Izet Mexhiti, Kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe deputet dhe Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës, e njoftuan Kurtin për një propozim që kanë bërë.
“Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut, i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kurtit.