Në kampin zviceran shpresat mbështeten kryesisht tek Lara Gut-Behrami. 32-vjeçarja mund të shënojë sot fitoren e saj të 42-të individuale në Kupën e Botës dhe kështu të arrijë në listën më të mirë të të gjitha kohëve, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se në garë janë edhe 5 zvicerane: Camille Rast, Simone Wild, Mélanie Meillard, Jasmina Suter dhe Andrea Ellenberger. Michelle Gisin mungon për shkak të lëndimit.
Sllallomi gjigant në Kronplatz premton të jetë një ngjarje jashtëzakonisht emocionuese.