I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian pwr dialogun Kosovë-Serbi, Mirolsav Lajçak, pritet të qëndrojë për vizitë në Kosovë, të martën më 30 janar.
Sipas raportimeve nga transmetuesi publik i Kosovës, lajmi është konfirmuar nga burimet mirë të informuara në Bruksel, ndërsa u tha se Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.
Sipas njoftimeve, nesër Lajçak do të vizitojë Beogradin ku ka konfirmim zyrtar se do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.