SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e Swisscontact në kuadër të projektit FEGO, organizon pjesëmarrjen e 10 kompanive prodhuese nga Kosova në Panairin Ndrëkombëtar të Mobilieve, Stockholm Furniture Fair 6-10 shkurt 2024.
Përmes kësaj platforme, kompanitë nga Kosova do të kenë mundësinë të tregojnë potencialin e tyre kreativ të produkteve të cilësisë së lartë dhe inovacioneve të fundit nga sektori i mobilerisë, duke hapur dyert për bashkëpunime afatgjata në tregun ndërkombëtar.
