Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në lidhje me sulmet e Izraelit në Gaza.
Përmes një deklarate, Komisioni Evropian ka thënë se presin zbatim të plotë dhe të menjëhershëm të vendimit të kësaj gjykate, shkruan Aljazeera.
“Urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të detyrueshme për palët dhe ato duhet t’i respektojnë ato. Bashkimi Evropian pret zbatimin e tyre të plotë, të menjëhershëm dhe efektiv”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Ndryshe, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka dhënë urdhër për armëpushim në Gaza, transmeton albinfo.ch.