Sërish presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ripërsëriti edhe një herë akuza ndaj Perëndimit për furnizimin me armë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë gjë të paligjshme, përcjell albinfo.ch.
Lideri serb fajësoi dhe opozitën e vendit dhe mediat pro saj se janë në shërbim të këtyre fuqive perëndimore dhe paralajmëroi se po mendon të nisë një hetim për këtë çështje.
“Dua të hetoj se kush e shkeli Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe si guxuan ta bëjnë atë. Po mendoj si të mos e sjell vendin në pozitë të vështirë dhe njëkohësisht të ruhet e drejta ndërkombëtare”, tha presidenti.
Më herët, Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.