UEFA ka njoftuar zyrtarisht se Federata e Futbollit e Maqedonisë është gjobitur me 15 mijë euro për shkak të fishkëllimit të himnit kombëtar të Anglisë nga disa tifozë para ndeshjes kualifikuese për EURO 2024, të luajtur në Shkup nëntorin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Referuar Nenit 16, Federata e Futbollit të Maqedonisë do të paguajë 15 mijë euro.
Kujtojmë se në atë ndeshje skuadra e përzgjedhur nga trajneri Blagoja Milevski ka luajtur 1:1 ndaj favoritit të madh.