Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka njoftuar se nga 22 shkurti qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshje kjo e arritur javë më parë.
“Kështu, me hapa të sigurt po fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe po arrijmë të zgjerojmë jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.