Numri i të vrarëve nga sulmi izraelit në Damask ka shkuar në pesë, sipas raportimeve nga mediat shtetërore iraniane.
Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se një anëtar i pestë i radhëve të tyre ka vdekur pasi u plagos në sulmin në kryeqytetin sirian, shkruan Sky News.
Ndryshe, raportohet se në mesin e të vrarëve është edhe kreu i njësisë së informacionit të forcës së vendit. /albinfo.ch