Të nderuar/a kolegë/e bashkëkombas/e
Siç keni mundur ta merrni vesh edhe disa nga ju, më 7 shkurt 2015 do të mbahet Kongresi i parë i migranteve/ëve dhe njerëzve me sfond migracioni. Për më shumë shihni ftesat për Kongresin dhe materialet e bashkangjitura në frëngjisht, gjermanisht dhe shqip.
Ftohen për të marrë pjesë individët e angazhuat në çështjet e migracionit si dhe shoqatat e organizatat e migrantëve, pra edhe ato shqiptare, të cilat kanë të drejtë të dërgojnë 2 deri në 5 delegatë në Kongresin në fjalë
Ju lutem që ti njoftoni edhe aktivistët dhe shoqatat e mundshme në regjionin tuaj!
Të gjithë të interesuarit për çështje organizative dhe teknike luten që sa më parë që është e mundur të lajmërojnë pjasëmarrjen, ndërsa shoqatat e organizatat të bëjnë lamërimin e delegatëve të mundshëm si dhe të dërgojnë vërjetjet e plotësimet e tyre të mundshme në lidhje me maifestin e bashkangjitur.
Për pyetje të mundshme sqaruese jam në dispozicion tuajin.
Përshëndetje kolegjiale e vëllazërore
Osmani
————————————————————————-
Sindikata Unia
Osman Osmani
Sekretar për migracion
Seksioni për politikë kontratash dhe të grupeve të interesit Weltpoststrasse 20, Postfach 272
3000 Bernë 15
Tel. +41 (0)31 350 24 15
Mobil +41 79 934 18 89
Fax +41 (0)31 350 22 25