Shërbimi telefonik i urgjencës në Gjenevë i kërkoi falje një gruaje që telefonoi sepse babai i saj ishte rrëzuar nga një sulm kardiak, të cilës iu tha që të qetësohej.
Kjo kishte ndodhur në fund të nëntorit pasdite. Operatori i tha asaj ‘qetësohu ose po e mbyll telefonin’. Më pas operatori e uli telefonin.
Menaxheri i Njësisë së Urgjencës 144, Robert Larribau, i ka kërkuar falje gruas dhe i ka premtuar se janë marrë masa që të mos ndodhë më, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Gruaja thirri 144 për herë të dytë – dhe mori ndihmën që i duhej.
Babai i saj kishte pësuar arrest kardiak dhe ishte në terapi intensive për disa ditë.