“NIC Home” është një nga kompanitë pjesëmarrëse në panairin Swissbau, i cili do të mbahet nga 16 deri më 19 janar në Bazel, Zvicër.
Kompania e themeluar që në vitin 1993, është një PMI, e cila prej 15 vitesh është e specializuar në prodhimin e shtëpive me kornizë druri, për tregjet evropiane dhe të Amerikës së Veriut.
Produktet e NIC Home janë projektuar dhe prodhuar sipas specifikimeve teknike për vendet e destinacionit dhe plotësojnë rregullat e cilësisë dhe performancës termike.


