Pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në Jemen lidhur me sulmet e fundit nga rebelët Houthi mbi anijet në Detin e Kuq, çmimet e naftës u rritën për 4 për qind, shkruan BBC.
Nafta e papërpunuar Brent arriti në 80 dollarë për fuçi për herë të parë këtë vit, ndërsa pavarësisht rritjes, çmimi është nën nivelet e arritura kur Rusia pushtoi Ukrainën, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, qeveria britanike ka frikë se nëse përhapet ndërprerja në trafikun e mallrave, energjia mund ta marrë një tjetër goditje, teksa u raportua se kjo qeveri ka përgatitur skenarët në rast të rritjes së çmimeve të naftës.