Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve nga mediat serbe, në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e Kosovës, e cila ka porositur në SHBA raketa antitank “Javelin”.