Komisioni Evropian po punon në ndryshimin e kornizës së bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.
Kjo nënkupton që në mesin e kushteve të vendoset edhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Kosovën.
“Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare”, është shprehur
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano para mediave.
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar që të ketë ndryshim të kushteve për negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE, pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia s’do t’i zbatojë të gjithë marrëveshjet me Kosovën.