Futbolli gjerman dhe ai botëror janë në zi për ndarjen nga jeta të një prej legjendave më të mëdha të sportit. Franz Beckenbauer ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Një mesfushor brilant, me një talent të pakrahasueshëm, Kaiser, apo Perandori, shkroi historinë e futbollit me Bayern Munich dhe Gjermaninë, si në fushë, ashtu edhe si trajner. Ai e fitoi Topin e Artë dy herë.
Ai vdiq të dielën, ndërsa vdekja e tij u konfirmua nga familjarët vetëm të hënën. Prej disa vitesh ai vuante nga probleme shëndetësore.