Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se rreth një në çdo 100 njerëz në Gaza është vrarë që nga 7 tetori.
Sipas Byrosë Qendrore Palestineze të Statistikave, të paktën 22 mijë e 835 njerëz janë vrarë dhe kjo është 1% e popullsisë totale të Gazës prej 2.27 milionë banorësh.
Në deklaratën e ministrisë, thuhet se 58 mijë 416 njerëz janë plagosur, numër që përbën më shumë se 2.6% e popullsisë, ose më shumë se një në 40 njerëz, shkruan CNN, përcjell albinfo.ch.