Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili u arrestua nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdar, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj në Serbi.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, përcjell albinfo.ch.
“Ai ndodhet në Beograd në qendrën e paraburgimit nga Kushumli e kanë dërguar. Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka me ushtruar ankesë”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka njoftuar se avokati nga Serbia pritet të ushtrojë ankesë në shkallën e dytë, ku do të kërkojë lirimin e tij.