Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka hyrë në fuqi që nga 1 janari dhe deri sot në aeroportin e Prishtinës janë realizuar 620 fluturime.
“Në total janë 620 fluturime duke përfshirë 309 në ardhje dhe 311 nisje”, ka thënë zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, për Telegrafin.
Ndërkaq, në rritjen e numrit të fluturimeve ndikim ka pasur edhe një numër i madh i bashkatdhetarëve, të cilët kanë ardhur në Kosovë për festat e fundvitit.