Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas njoftimit për njohjen e pasaportave të Kosovës nga Spanja.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ajo ka thënë se Spanja i njeh pasaportat e Kosovës që nga 1 janari i këtij viti, shkruan albinfo.ch.
“Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Spanjë tani. Bazuar në njoftimet e shteteve anëtare të BE-së deri më 5 janar 2024, Mbretëria e Spanjës njeh pasaportat e zakonshme të Republikës së Kosovës që nga 1 janari 2024”, ka shkruar ajo.
Citizens of Kosova can travel to Spain now.
Based on the notifications from EU Member States until 5 January 2024, the Kingdom of Spain 🇪🇸 recognises ordinary passports of the Republic of Kosova 🇽🇰 as of Jan 1, 2024.
🇪🇺🇪🇸🇽🇰
¡MUCHAS GRACIAS, ESPAÑA!
¡BIENVENIDO EN KOSOVA!— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) January 6, 2024