Qendra kombëtare për menaxhim kufitar në Kosovë përmes përditësimit të fundit të të dhënave, ka njoftuar se po vazhdojnë edhe sot pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova.
Sipas të dhënave, në Merdar janë pritjet më të gjata – deri në pesë orë, teksa kolona është deri në katër kilometra.
Te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në dy orë ndërsa në pikëkalimin kufitar në Muçibabë një orë e gjysmë, përcjell albinfo.ch.
Në Mutivodë pritjet janë deri në një orë e gjysmë ndërsa në Jarinjë pritjet janë shkurtuar në dhjetë minuta.