Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pas njohjes së targave RKS nga Serbia, përmes një postimii në rrjetin social “Twitter” ka thënë se heqja e stikerave nga automjetet me targa të Serbisë dhe njohja e targave është një hap përpara realitetit, ku Serbia e njeh de facto Kosovën.
“Nuk ka më stikera në targa kur udhëtoni nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Një hap më shumë drejt realitetit, ku Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet dhe kontribuon në paqen dhe prosperitetin në rajon”, ka shkruar ajo, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili i ka mirëpritur vendimet e qeverive të të dyja vendeve për heqjen e “regjimit të stikerave”.