Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e fundit ka njoftuar se po vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare për të dalë nga Kosova.
Sipas të dhënave, pritje deri në 3 orë e 20 minuta janë evidentuar në Merdar, ku kolona është prej 2 deri në 2.5 kilometra, përcjell albinfo.ch.
Pritje deri në 2 orë për të dalë nga Kosova ka edhe në Jarinjë, teksa në pikën kufitare në Muçibabë pritjet në dalje janë deri në një orë, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në 35 minuta.