Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka urua qytetarët për liberalizimin e vizave.
Ajo u shpreh se shtetasit e Kosovës u privuan nga kjo e drejtë padrejtësisht.
“Një vit që fillon mbarë! Një vit që fillon me liri të lëvizjes, liri që na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht. Por si gjithnjë, me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane. Gëzuar Kosovë liberalizimi i vizave!”, shkroi Osmani, përcjell albinfo.ch.
Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës po mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.