Ndonëse Sllovakia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nga 1 janari, me liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë edhe atje.
Zyra Ndërlidhëse e Sllovakisë në Kosovë, përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, ka uruar qytetarët e Kosovës, duke i ftuar ta vizitojnë këtë shtet, përcjell albinfo.ch.
“Në Sllovaki ju mund të ndjeheni si një eksplorues i vërtetë që është gjithmonë i gatshëm të zbulojë diçka të re”, thuhet në mesazh.
👋 Ahoj 🇽🇰 explorers! Here’s a message from 🇸🇰 Slovak Liaison Office in Prishtina:
In Slovakia you can feel like a real explorer who is always able to discover something new. 🕵️♀️🕵️♂️#ExploreEurope #VisaLiberalisation #TeamEurope pic.twitter.com/zcvIP5dUsJ
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) December 30, 2023