Kori i Kosovës “Siparantum” në Votivkirche në Vjenë, sonte do të zhvillojë koncert nga ora 20:00.
Hyrja në koncert është pa pagesë, duke bërë këtë ngjarje akoma më të arritshme për të gjithë dashamirët e muzikës klasike.
Ky kor, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar provat gjenerale për prezantimin e trefishtë në “Silvester Concert”, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, “Siparantum” bashkë me “Singakademie” dhe Orkestrën Simfonike të Vjenës, do të festojnë së bashku për tri net radhazi, pasi gjysma e formacionit koral nga Kosova do të performojë më 30, 31 dhjetor dhe 1 janar.