Në prag të Vitit të Ri disa fshatra të Gjakovës kanë marrë pamje të bukur, shkruan albinfo.ch.
Këtë vit katolikë e myslimanë u bënë bashkë për të ndriçuar dhe rregulluar fshatin Vogovë të Gjakovës.
Ky fshat i komunës së Gjakovës u shndërrua në atraksion turistik, ku shumë qytetarë ia mësynë atij për të shijuar atmosferën festive që tashmë ka filluar.




