Benjamin Kololli rikthehet në Zvicër, kësaj radhe në Bazel, njofton albinfo.ch.
“Nga Japonia në Basel: Benjamin Kololli kalon nga Shimizu S-Pulse te Rheinknie me një transfertë të lirë”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.
“Ai nënshkruan një kontratë me FCB deri në verën e vitit 2025, me opsion për një sezon tjetër”.
“FCB ju mirëpret në Bazel dhe ju uron një ardhje të sigurt, Benjamin”, thuhet më tej në komunikatën e klubit zviceran.
Kololli ishte pjesë e Kosovës, por prej transferimit në Japoni, nuk ka luajtur për Dardanët.