Air Prishtina, ka uruar qytetarët e Kosovës me fjalë të veçanta për festat e fundvitit dhe liberalizimin e vizave.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kjo konsiderohet si epokë e re e udhëtimit lirshëm, përcjell albinfo.ch.
“Gëzuar festat e fundvitit dhe urime të përzemërta për liberalizimin e shumëpritur të vizave për BE! Falenderimin tim më të çiltër ua dedikoj klientëve tanë besnikë. Për të gjithë kosovarët po fillon një epokë e re e udhëtimit lirshëm. Si një ndërmarrje e besueshme, kemi kënaqësinë t’ju shoqërojmë përgjatë këtyre udhëtimeve. Ju dëshiroj fat dhe lumturi, e mbi të gjitha shëndet të mirë dhe një vit me plot mundësi të reja e përjetime të mrekullueshme me më të dashurit tuaj”, thuhet në urim.
