Qytetarët e Shqipërisë që jetojnë jashtë shtetit po kthehen në vend për t’i kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, duke sjellë një fluks në pikën kufitare të Kapashticës, përcjell albinfo.ch.
Fluksi më i madh është në hyrje nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.
Për të përballuar numrin e madh të lëvizjeve të mjeteve autoritetet tona të kufirit kanë shtuar numrin e sporteleve, duke punuar me 4 të tillë në hyrje e tre të tjera në dalje.
Lexo më shumë Kurti: Mungesa e përgjigjeve për vendndodhjen e personave të zhdukur rëndon normalizimin e raporteve me Serbinë
Paraditen e sotme bëjnë me dije burime pranë pikës kufitare nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë kanë kaluar më shumë se 2200 shtetas shqiptarë e të huaj.