Policia çeke ka dhënë detaje dhe ka publikuar pamje të reja të sulmit në Pragë, ku mbetën të vrarë 14 persona dhe u plagosën 25 të tjerë.
Nga numri i viktimave, ky konsiderohet si rasti më tragjik i të shtënave masive në historinë e Republikës Çeke, ndërsa policia ka konfirmuar se sulmuesi ka kryer vetëvrasje pas sulmit.
Ministri i Punëve të Brendshme të Çekisë, Vit Rakusan ka deklaruar më herët deklaroi se numri i përgjithshëm i viktimave ishte 13 dhe se i 14-ti ishte sulmuesi, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, sulmuesi ka plagosur edhe tre persona në rrugë, ndërsa kur policia iu afrua dhe e rrethoi, ai kreu vetëvrasje.
Drejtori i policisë në Pragë ka deklaruar se njësitet policore ishin aktive jashtë objektit dhe brenda tij, teksa shtoi se ata nuk ishin të sigurt nëse sulmuesi kishte ndihmës, prandaj studentët e evakuuar duhej të largoheshin me duart lart.
Sipas raportimeve nga BBC, ai përsëriti se të gjitha viktimat janë identifikuar dhe tha se të gjitha familjet e tyre janë informuar, ndërsa policia ka publikuar edhe një video të ndërhyrjes.
Përveç kësaj, nga autoritetet është konfirmuar se policia po shqyrton mundësinë që personi i armatosur të jetë i lidhur me vrasjen e dy personave në një pyll afër Pragës, ku u vranë një baba dhe një foshnje.
Disa pamje të reja në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=KShg-1pc_VU