Skip to content

Kolona në tri pikat kufitare, mërgimtarët duhet të presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përmes të dhënave të fundit që i ka publikuar, ka njoftuar se në tri vendkalimet kufitare Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Merdarë kanë nisur të krijohen kolona të gjata. Sipas këtyr të dhënave, mërgimtarëve u duhet të presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë. Kolonat më të […]

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përmes të dhënave të fundit që i ka publikuar, ka njoftuar se në tri vendkalimet kufitare Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Merdarë kanë nisur të krijohen kolona të gjata.

Sipas këtyr të dhënave, mërgimtarëve u duhet të presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë.

Kolonat më të gjata janë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, të cilat arrijnë deri në 300 metra, ngjashëm me Jarinjën, përcjell albinfo.ch.

Në anën tjetër, në Merdarë pritjet zgjatin deri në 30 minuta teksa në vendkalimet e tjera hyrja dhe dalja mund të bëhen brenda 15 minuta.