Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Në takimin e tyre mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se pak më parë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj, Radev, janë takuar dhe kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media ku diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje të tjera.