Me 75 vota pro dhe brenda 8 minutave Kuvendi ka votuar kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit për deputetin Sali Berisha, përcjell albinfo.ch.
Ish-kryeministri refuzoi të merrte fjalën gjatë nisjes së seancës plenare, ku iu kërkua të fliste mbi kërkesën e SPAK-ut. Berisha kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të hiqej Garda e Republikës nga foltorja në mënyrë që ai të merrte fjalën.
Me vendimin e Parlamentit, tani i hapet rruga gjykatës për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit.
Duke qenë se opozita bllokoi foltoren e Kuvendit dhe ndezi tymuese në sallë, punimet e Kuvendit u mbyllën menjëherë pas kalimit në votim të pikave në rendin e ditës.