Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll do të luajë ndeshje miqësore me Irlandën.
Pas ndeshjes me Danimarkën, Zvicra më 26 mars në Dublin do ta zhvillojë miqësoren e dytë kundër Irlandës, njofton Federata e Futbollit të Zvicrës.
Ndaj Danimarkës, Zvicra do të luajë në Kopenhagë më 23 mars.
Në qershor, helvetikët do t’i kenë tri ndeshjet e fazës së grupeve të Kampionatit Evropian që mbahet në Gjermani.
Zvicra është në grup me nikoqiren Gjermaninë, Hungarinë e Skocinë.
Pjesë e rregullt e Zvicrës janë kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendëskapiteni Xherdan Shaqiri, përcjell albinfo.ch.