Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH ka nisur mbrëmjen e sotme, me natën e parë nga 4 gjithsej sa pritet të mbahen.
Në skenën e “Pallatit të Kongreseve” në natën e parë performuan 16 artistë, në garën për të lënë gjurmën e tyre në muzikën shqiptare, si edhe për ëndrrën drejt edicionit të 68-të të Festivalit Europian që do të mbahet në Malmo të Suedisë.
Në skenë performoi edhe këngëtari i famshëm italian, Umberto Tozzi.