Një sportist i njohur në SHBA, Joshua Keith Palmer, është shfaqur në stadium me bluzën e kuqe me shqiponjën dykrenare.
Fotografinë e tij ai e ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Kjo nuk ëhtë hera e parë që simboi i shqiponjës dykrenare të flamurit kombëtar të shqiptarëve promovohet nga personalitete të njohura botërore.
Kohë më parë ka qenë reperi i njohur kanadez Drake i cili është shfaqur i veshur me një xhaketë me simbolin kombëtar, por jo vetëm kaq. Darke i dedikoi një këngë një shqiptareje dhe e ndërtoi videoklipin tërësisht me motive shqiptare.
Ndêrsa së fundmi edhe aktori i njohur, Tom Holland ka bërë me duar simbolin e shqiponjës.