Këshilli i Shteteve ka miratuar të hënën një projekt të Këshillit Federal për të regjistruar adresat e gjithë popullsisë zvicerane në një regjistër kombëtar, përcjell albinfo.ch.
Çuditërisht, edhe pse të gjithë banorët janë (ose të paktën duhet të jenë) të regjistruar në komunën e tyre të banimit dhe çregjistrohen kur lëvizin, adresat e sakta të disa personave mungojnë në bazën e të dhënave zyrtare.
Si rezultat, administratat ndonjëherë detyrohen të kryejnë kërkime të lodhshme, veçanërisht kur, për shembull, përpiqen të kontaktojnë një person të pagjurmueshëm për borxhet e papaguara.
“Sot adresat e disponueshme në regjistra nuk janë uniforme dhe jo gjithmonë aktuale”, tha deputeti Mathias Zopfi, duke shpjeguar pse nevojitet një regjistër kombëtar.