Shtëpia e Kulturës në Sllatinë të Madhe është përfshirë nga zjarri të dielën në mbrëmje.
Abdusamed Shkodra nga Zjarrfikësit ka bërë të ditur për KOHËN se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar si pasojë e zjarrit
“Është e vërtetë që ka pasur zjarr në Shtëpinë e Kulturës në Sllatinë të Madhe. Të lënduar nuk ka pasur, ndërsa zjarri është përhapur rreth orës 19:30, nuk është lokalizuar deri në orën 21:00. Për shkaqet duhet të presim versionin e inspektorit që bën hulumtimin e shkaktarëve”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.