Në një atmosferë festive, karakteristike për periudhën e fundvitit, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër organizoi darkën festive të fundvitit dedikuar anëtarëve të Rrjetit dhe familjeve të tyre.
Evenimenti u mbajt në hapësirat e restoranit Allresto në Bernë, me një pjesëmarrje të konsiderueshme të anëtarëve të Rrjetit dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Fjalën hyrëse në këtë eveniment e kishte z. Nazmi Jakurti, njëherësh edhe këshilltar juridik pranë Rrjetit. Pasi shpalosi programin e mbrëmjes, fjalë rasti morën edhe Presidenti i Bordit të Rrjetit, z.Fehmi Fetahi, si edhe Kryetari në detyrë, z. Qamil Isufi dhe Nënkryetari, z. Rexhep Berisha.
Pjesa e parë e mbrëmjes filloi me dorëzimin e mirënjohjeve anëtarëve të Rrjetit që ishin prezentë në darkën festive të fundvitit. Mbrëmja më tutje vazhdoi me performancë muzikore të zhanreve të ndryshme, duke filluar prej atyre popullore, e deri te ato zbavitëse.
Ky eveniment po ashtu rezultoi me njohje me të mirë mes anëtarëve të Rrjetit si edhe krijimin e rrjetëzimit të mëtutjeshëm, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim.





















Më shumë foto të realizuara nga Mentor Bajrami: LINK