Një ciklon me reshje bore gjatë 24 orëve të fundit ka sjellë një nga stuhitë më të forta të borës që ka goditur Moskën në 60 vjet.
Stuhitë e borës kanë përfshirë disa zona të Rusisë, veçmas Moskën, shkruan Reuters.
Më shumë se një e pesta e rënies mesatare të borës për muajin dhjetor u regjistrua në vetëm 24 orë, sipas stacioneve meteorologjike, përcjell albinfo.ch.
Gismeteo, faqe e motit, ka shkruar se reshjet totale të borës në dhjetor në Moskë mund të arrijnë deri në 50 centimetra dhe temperaturat mund të shkojnë deri në -50 gradë.
Ndryshe, është njoftuar se shkollat në disa rajone janë mbyllur.