Presidenti amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.
Sipas raportimeve, gjatë kësaj bisede, Erdogan i ka thënë shefit të Shtëpisë së Bardhë se SHBA ka një përgjegjësi historike për të siguruar një armëpushim të zgjatur në Gaza, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Në një deklaratë në të cilën zbardhej biseda mes dy liderëve, zyra e Erdogan bën të ditur se kreu i qeverisë i tha Biden-it se armëpushimi duhet të arrihet sa më shpejt dhe se qeveria amerikane duhet të ndalojë ndihmën pa kushte Izraelit.
Sipas liderit turk, sulmet e zgjatura të Izraelit mund të kenë pasoja negative në gjithë globin.