Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla ka njoftuar të mërkurën se do t’i tërheqë mbi dy milionë vetura nga rrugët në Shtetet e Bashkuara të cilat janë të pajisura me sistemin e avancuar ndihmës-shofer, apo autopilot, pasi një rregullator i sigurisë ngriti shqetësime për sigurinë e këtij sistemi.
Kompanisê do t’i duhet të riinstalojë softuerin përkatës në dy milionë makina në SHBA për shkak të rreziqeve të mundshme që lidhen me funksionin autopilot.
Autopiloti i Teslës ka për qëllim t’ua mundësojë veturave drejtimin e timonit, gazin dhe frenimin në mënyrë automatike vetëm brenda korsisë së tyre, ndërsa autopiloti i avancuar mund të ndihmojë edhe në ndërrimin e korsisë në autostrada, por nuk i bën veturat plotësisht të pavarura në vozitje.
Tesla nuk ka treguar nëse do t’i tërheqë veturat edhe nga shtetet e tjera, përveç SHBA-së.
Një zëdhënës i Ministrisë së Transportit të Italisë tha se nuk është i vetëdijshëm nëse në Itali do të ndërmerren veprime të njëjta.
Rregullatorët në Gjermani kanë thënë se po i shikojnë këtë çështje.