Një klient 32-vjeçar në Gjermani ishte i pakënaqur me prerjen e flokëve, gjë që u përshkallëzua në sulm fizik.
Policia gjermane duhej të zgjidhte një mosmarrëveshje të rrallë midis një berberi dhe klientit të tij në Vettelschoss, raportojnë mediat e huaja, përcjell albinfo.ch.
Sipas deklaratës së policisë, burri shprehu pakënaqësinë për prerjen e flokëve, sepse nuk i pëlqenin teksa më pas ka nisur një debat verbal me sharje dhe kërcënime.
Policia u thirr pasi berberi dhe klienti i tij akuzuan njëri-tjetrin, debatuan dhe pati shtyrje fizike.