Rritje pagash në horizont për më shumë se 10,000 punonjësit e Novartis në Zvicër: duke filluar nga 1 marsi 2024, pagat do të rriten me 2.4%, bëri të ditur grupi farmaceutik.
Një rritje mesatare prej 2.4% do të ketë për të gjithë bashkëpunëtorët që janë në diapazonin e shpërblimit 80-120% krahasuar me tregun e jashtëm, thotë Novartis.
Ata që janë më shumë se 120% përpara konkurrencës, do të shohin që shpërblimi i tyre të mbetet i njëjtë.
Rritjet individuale do të jepen edhe gjatë vitit, nëse është e nevojshme, ndërsa bonuset do të numërohen veçmas, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.