Sonte në orët e pasdites një avion privat ka rrëshqitur nga pista gjatë uljes në aeroportin e Gjenevës, duke ngecur në bar.
Për momentin nuk duket të ketë të lënduar. Si pasojë, gabimi ka çuar në mbylljen e pistës dhe pritet ndërprerje serioze e trafikut ajror.
Siç raporton Le Matin, trafiku ajror është ndërprerë që prej orës 18:30 të mbrëmjes së sotme dhe do të jetë i tillë “të paktën edhe dy orë të tjera”, shpjegoi pak më parë zëdhënësi i Cointrin.
Aeroporti më vonë konfirmoi se përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Disa avionë të planifikuar të ulen në Gjenevë do të duhet të devijohen në aeroporte të tjera.
Traffic disturbance: due to an operational incident, the runway is temporarily closed. Nobody was injured and the teams are currently working on the issue. We appologize for the inconvenience and will keep you informed on the evolution
— Genève Aéroport (@GeneveAeroport) December 13, 2023