Premiera në Lenzerheide: Nga data 14 deri më 17 dhjetor, Kupa Botërore e Biatlonit do të jetë për herë të parë në Zvicër. Theksohet se ky kampionat do të ketë gjithsej 6 gara, përcjell albinfo.ch.
Pra, nga data 14 deri më 17 dhjetor 2023, garat e Biatlonit në nivel të Kupës së Botës do të zhvillohen për herë të parë në Zvicër dhe pritet të kenë jehonë.
Me synimin për Kampionatin Botëror dimrin e ardhshëm në të njëjtin vend, biatletët më të mirë të botës do të garojnë kundër njëri-tjetrit në “Roland Arena” në Lantsch, pranë Lenzerheide, në disiplinat sprint, ndjekje dhe start masiv.