Kompania e transportit publik të Gjenevës TPG njoftoi se linjat 7, 11, 15 dhe 17, janë ndërprerë për shkak të motit të keq, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Arve pas reshjeve të dendura të ditëve të kaluara, autoritetet mbyllën urat Val-d’Arve dhe Acacias mbrëmë, me “ura të tjera që mund të mbyllen gjithashtu”, sipas zëdhënësit të policisë.
Si pasojë e këtyre mbylljeve, i gjithë qarkullimi do të jetë i ndërprerë gjatë ditës së sotme dhe mundësisht edhe në ditët në vijim, shkruajnë mediat zvicerane.
7 : >Aubépine. Fontenette, Val-d’Arve, Bout-du-Monde non desservis.
11 : Jardin Botanique – Fontenette, + Crêts-de-Champel – Eaux-Vives-Gare. Val-d’Arve et Bout-du-Monde non desservis.
15/17 : Jusque Plainpalais + Industrielle à ZIPLO (15). Uni-Mail et Acacias non desservis. pic.twitter.com/n5NxJKTRXn— tpg – transports publics genevois (@TPGeneva) December 12, 2023