Janë bërë dronët më të njohur ushtarakë në botë. Seria ‘Bayraktar’ e prodhuar në Turqi tashmë është e kërkuar nga shumë ushtri. Së shpejti edhe ushtria shqiptare do të pajiset me një flotë të mjeteve të tilla ushtarake.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka shkruar se Forcave të Armatosura të Shqipërisë do t’i shtohet edhe një flotë me dronë “Bayraktar” nga Turqia.
“Dronët ‘Bayraktar’ që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, janë teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile. Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve, rëndësi e veçantë në funksion të sigurinë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”, ka shkruar ai.
VIDEO: